Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara i kanë vetëm 120 orë që të largojnë forcat kurde të YPG-së nga “zona e sigurisë”, përndryshe sulmet ushtarake turke përgjatë vijës kufitare me Sirinë do të vazhdojnë.
Ai gjithashtu bëri të ditur se dy milionë refugjatë nga Siria që janë të vendosur në Turqi pas luftës brutale civile, do të mund të riktheheshin në këtë zonë kufitare në momentin që largohen forcat kurde të YPG-së, transmeton Telegrafi.
Erdogan është i bindur se kurdët i kanë liruar nga burgu i një kampi në Siri mbi 750 luftëtarë të ISIS, në momentin që filloi operacioni ushtarak turk në verilindje të Siri.
Këto vijnë si kundërpërgjigje ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, i cili e ka përshkruar operacionin ushtarak të Turqisë si “pushtim” duke shtuar se Ankaraja do të fajësohet nëse organizata terroriste ISIS ringjallet në këtë rajon. /Telegrafi/