Site icon Telegrafi

Erdogan thotë se do ta shpallë Izraelin një vend kriminal lufte

Presidenti turk Recep Tayip Erdogan i është drejtuar sot një tubimi masiv pro-palestinez në Stamboll, ku përsëriti pretendimet se Izraeli ishte një pushtues i Palestinës dhe bëri komente rreth statusit terrorist të Hamasit.

“Unë e ritheksoj se Hamasi nuk është një organizatë terroriste. Izraeli u ofendua shumë nga kjo… Izraeli është një pushtues”, tha ai, transmeton Telegrafi.

“Turqia nuk i ka borxh asgjë [Izraelit]”.

Tubimi u mbajt në aeroportin Ataturk në Stamboll dhe vlerësohet se morën pjesë qindra mijëra njerëz.

Erdogan, i quajti sulmet e Izraelit në Gaza një “masakër” dhe tha se aleatët perëndimorë të vendit ishin “fajtori kryesor” pas atyre që ai i quajti krime lufte nga Izraeli.

“Izrael, ne do të shpallim një vend kriminal lufte para botës. Ne po përgatitemi për këtë dhe do ta prezantojmë Izraelin në botë si vend kriminel lufte”, deklaroi ai.

Presidenti turk tutje i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet e tij të vazhdueshme në Gaza dhe të dalë nga kjo “gjendje çmendurie”, pasi intensifikoi operacionet e tij brenda natës.

Lexo po ashtu Erdogan përsëri kritikon ashpër Izraelin: Të dalë nga kjo “gjendje çmendurie” dhe t’i ndalë sulmet në Gaza

“Bombardimet izraelite në rritje dhe intensifikimi i vazhdueshëm i drejtuara drejt Gazës kanë vënë në shënjestër edhe një herë gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke thelluar krizën e vazhdueshme humanitare”, ka thënë Erdogan në X (-ish Twitter). /Telegrafi/

Exit mobile version