Telegrafi

Erdogan përshëndet daljen e Britanisë nga BE: Evropa është islamofobe

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian paraqet fillimin të një epoke të re për Britaninë, por edhe për unionin.

“Si pjesa dërmuese e botës edhe ne prisnim që rezultati përfundimtar i referendumit të jetë ‘për mbetje’. Mendoj se vendimi të cilin e mori populli britanik është fillimi i një epoke të re për Britaninë e Madhe, por edhe për Bashkimin Evropian”, është shprehur Erdogan.

Ai ka akuzuar Bashkimin Evropian për mashtrim ndaj Turqisë, në rrugëtimin e saj në integrimet evropiane, duke thënë se “askush nuk mund ta mohoj që Evropa është islamofobe”, raporton Anadolu Agency.

“I kemi kushtuar rëndësi BE-së dhe punuam me përkushtim, kemi qenë të mashtruar. Shembulli i fundit është qëndrimi johuman në raport me refugjatët i cili ngjalli debate rreth parimeve të BE-së. Me rritjen e tendencave islamofobe në Evropë, askush nuk mund të mohojë se Evropa është islamofobe. Dua të them qartë se kjo që i bëhet Turqisë është pa mëdyshje islamofobi dhe pikërisht nga kjo arsye vonon prani mi ynë në atë bashkësi”, ka thënë Erdogan.

Ai këto deklarata i ka dhënë gjatë një iftari.