Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tülin Erkal Kara, ka deklaruar se për një periudhë të shkurtë kohore, priten të shkëmbehen vizita nga krerët shtetëror.
Kryeministri Zoran Zaev, do të jetë i pari që do ta vizitojë Turqinë brenda këtyre dy muajve, ndërsa presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan pritet që gjatë muajit maj të vijë për vizitë në Maqedoni, me qëllim të forcimit të marrdhënieve ndërmjet ketyre dy shteteve, njofton Shenja.
Zaev dhe Erdogan në vizitat e tyre në dy vendet do të diskutojnë për shkëmbimet ekonomike dhe tema të ngjajshme me investimet e kompanive turke në Maqedoni. /Telegrafi/