Site icon Telegrafi

Erdogan pas takimit me presidentin ukrainas në Kiev: Ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan po qëndron në kryeqytetin ukrainas, Kiev pas tensionimit të situatës mes Rusisë dhe Ukrainës.

I pari i shtetit të Turqisë, Erdogan ka folur pas takimit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, teksa ka konfirmuar mbështetjen për integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë edhe Krimenën, të cilin e ka aneksuar Rusia në vitin 2021.

“Dua të përsëris se ne mbështesim integritetin territorial të Ukrainës, duke përfshirë Krimenë”, pohoi ndër të tjerash presidenti turk.

“Turqia është e gatshme të bëjë pjesën e saj për t’i dhënë fund krizës mes dyja vendeve. E theksova edhe një herë se jemi të gatshëm të organizojmë me kënaqësi një samit të nivelit të liderëve ose bisedime në nivele teknike”, tha ai.

Theksojmë se gjatë takimit të dy liderëve u nënshkruan tetë marrëveshje ndërshtetërore, duke përfshirë edhe për sektorin ushtarak.

Theksojmë se Rusia ka mohuar çdo plan për pushtimin e Ukrainës mes shqetësimeve të shumë vendeve perëndimore për ndërtimin e më shumë se 100 mijë trupave pranë kufirit, por ka kërkuar garanci gjithëpërfshirëse sigurie nga Perëndimi.

Udhëtimi i Erdogan vjen pas vizitave të krerëve të anëtarëve të NATO-s, Britanisë së Madhe, Polonisë dhe Holandës në Kiev. /Telegrafi/

Exit mobile version