Evropianët në të gjithë botën nuk do të jenë në gjendje të ecin në rrugë të sigurt nëse ata mbajnë qëndrimin e tyre aktual ndaj Turqisë, ka thënë presidenti Recep Tayyip Erdogan, shkruan Independent, përcjell Telegrafi.
Po sipas këtij mediumi, Turqia ka qenë në një “përleshje” diplomatike me Gjermaninë dhe Holandën, pasi ata kanë ndaluar zyrtarët turq për të mbajtur fushatë në këto vende, në mbështetje të një referendumi të muajit prill, për rritjen e kompetencave të Presidentit turk.
“Nëse Evropa vazhdon në këtë mënyrë, nuk ka evropian në çdo pjesë të botës që mund të ecë në mënyrë të sigurt në rrugë”, citohet tu ketë thënë Erdogan gazetarëve në Ankara.
Ai shtoi: “Ne, si Turqi, i bëjmë thirrje Evropës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë”.
Erdogan e ka quajtur më parë Holandën “mbetje naziste” dhe akuzoi Gjermaninë për “veprime fashiste”.
Ai ka thënë se vendi i tij mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Evropën pas referendumit, të cilën ai shpreson se do t’i japë atij pushtet të gjerë, dhe ka përshkruar Evropën si “fashist dhe mizore”, duke thënë se ajo i ngjan epokës së para Luftës së Dytë Botërore. /Telegrafi/