Telegrafi

Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës – kërkon dëmshpërblim prej 50 mijë eurove

Recep Tayyip Erdogan ka ngritur një padi civile kundër liderit të opozitës turke, Kemal Kiliçdaroglu.

Presidenti turk po kërkon kompensim prej rreth 50 mijë euro nga kryetari i partisë, CHP.

E gjithë kjo pasi lideri opozitar kishte hedhur akuza në llogari të të parit të shtetit turk gjatë një mbledhje të hapur grupit parlamentar të partisë.

“Rasti është hapur për fyerje dhe shkelje të të drejtave personale”, thuhet në njoftimin e një prokurorie në Stamboll.

Ndryshe, Erdogan nuk është hera e parë që ka paditur lider të partive të tjera, por që proceset gjyqësore asnjëherë nuk kanë përfunduar. /Telegrafi/