Parlamenti turk do të respektojë premtimin dhe do të ratifikojë kandidaturën e Suedisë për anëtarësim në NATO.
Por, kjo do të ndodh nëse “administrata amerikane e presidentit, Joe Biden të hapë rrugën për shitjen e aeroplanëve F-16 në Turqi”, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.
Erdogan, duke u kthyer nga enklava e Azerbajxhanit të Nakhçivanit, u tha gazetarëve se Ministri i Jashtëm, Hakan Fidan dhe Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken diskutuan ofertën e Suedisë për anëtarësimin në NATO në New York.
Sipas Erdogan, administrata amerikane po e kushtëzon shitjen e aeroplanëve luftarakë F-16 në Turqi me ratifikimin e Suedisë si kandidate për në NATO.
“Nëse ata (SHBA) përmbushin premtimet e tyre, parlamenti ynë do të përmbushë premtimin e tij. Parlamenti turk do të ketë fjalën e fundit për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha Erdogan.
Ndryshe, Turqia së bashku me Hugnarinë janë dy vendet e vetme të aleancës më të fuqishme ushtarake që nuk kanë dhënë dritën e gjelbër për pranimin e shtetit suedez në NATO. /Telegrafi/