Telegrafi

Erdogan i kërkon Merkelit bllokimin e burimeve financiare për Gulenin dhe PKK-në

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka folur sot në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel, për krizën e emigrantëve dhe realizimin e marrëveshjes së arritur mes BE-së dhe Turqisë për fernimin e fluksit të emigrantëve.

Burime nga kabineti i Erdoganit thanë për Reuters, se të dy liderët folën për nevojën e një zgjidhjeje të drejtë dhe të përhershme të çështjes së Qipros.

Po ashtu, Erdogan i kërkoi kancelares Merkel parandalimin dhe bllokimin e burimeve financiare të paligjshme për Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe mbështetësit e udhëheqësit fetar mysliman, Fetullah Gulen, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, të cilin Turqia e fajëson për grusht-shtetin e dështuar në muajin korrik, transmeton KosovaPress.