Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, kërkon të hapë një kapitull të ri në marrëdhëniet me Izraelin.
Por, ai mbetet ende i zemëruar në lidhje me sulmin e një anijeje ndihmëse në Rripin e Gazës, ku u vranë 10 qytetarë turq në vitin 2010, sipas një interviste me televizionin izraelit ”Uvda”.
Kjo është intervista e parë e presidentit turk për një media izraelite, qëkur dy kombet përmirësuan marrëdhëniet gjatë verës dhe këtë muaj më në fund emëruan ambasadorët – pas gjashtë vitesh.
Izraeli ra dakord të paguajë 20 milionë dollarë si kompensim, kërkoi falje mbi incidentin dhe lejoi Turqinë që të sjell ndihmë humanitare në Gazë.
Megjithatë, kërkesa kryesore e Ankarasë që Izraeli të heqë bllokimin e saj në Gazë nuk është përmbushur, si pjesë e marrëveshjes së pajtimit, transmeton ATSH.
Qeveria e Erdoganit, e kontrolluar nga partia e tij islamike-konservatore “Drejtësi dhe Zhvillim” (AKP), vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Hamasin, një lëvizje islamike militante që sundon Rripin e Gazës ndërkohë që Izraeli e sheh Hamasin si një organizatë terroriste.