Site icon Telegrafi

Erdogan ka shprehur mbështetje për integritetin territorial të Ukrainës

Gjatë vizitës në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se vendi i tij do të vazhdoj ta mbështes sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Ne as që e kemi bërë e as që do ta njohim” aneksimin e Krimesë nga Rusia, tha mbrëmë Erdogan, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

Erdogan, po ashtu, tha se Ankaraja do të vazhdoj ta ndjekë situatën e tartarëve në Krime, që e flasin një gjuhë turke, dhe e ka falënderuar Ukrainën për mbrojtjen e të drejtave të tyre. /Rel/

Exit mobile version