Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot është shprehur e kryeministri holandez, Mark Rutte, mund t’i ketë fituar zgjedhjet duke dalë partia e parë, por duhet ta dijë se ka humbur një mik si Turqia.
“Turp për BE-në. Poshtë me principet, vlerat dhe drejtësinë evropiane… Ata kanë nis një luftë mes kryqit dhe gjysmëhënë, s’ka shpjegim tjetër”, ka thënë Edrogani.
Këto reagime vijnë pas ndalesës u është bërë ministrave të Turqisë për të mbajtur fjalime në Holandë, në kuadër të referendumit për ndryshime kushtetuese në favor të sistemit presidencial në Turqi. /Telegrafi/