Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe presidenti amerikan Barack Obama biseduan për ekstradimin e mundshëm të Fetullah Gulenit, liderit të organizatës terroriste FETO.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, njoftoi se kërkesa zyrtare në lidhje me ekstradimin e liderit të organizatës terroriste Fethullahçi (FETO) ka arritur tek autoritetet amerikane dhe se ka filluar procesi i shqyrtimit të kësaj kërkese.
Ai bëri vlerësime në lidhje me tentativën e pasuksesshme të FETO-s për grusht shteti dhe kërkesën për ekstradiminin e liderit të saj, Fetullah Gulen.
“Presidenti Obama përsëri theksoi përkushtimin e fuqishëm të SHBA-së ndaj qeverisë së Turqisë, të zgjedhur në mënyrë demokratike’”, tha ai.
“SHBA-të nuk i përkrah terroristët. SHBA nuk i përkrah njerëzit që bëjnë komplote për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike nga populli. SHBA është e përkushtuar për sundimin e ligjit. Ne do të veprojmë në pajtim me procedurat e përcaktuara në marrëveshjet për ekstradim”, theksoi Earnest.