Telegrafi

Erdogan i dërgon telegram urimi Osmanit: Marrja e Komandës së KFOR-it është tregues i rëndësisë që i kushtojmë stabilitetit në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 16 vjetorin e pavarësisë ka pranuar telegram urimi nga homologu i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në letrën e tij, Erdogan ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.

“Kam besim plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, cilat e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do vazhdojnë zhvillohen”, ka shkruar presidenti turk.

Lexo po ashtu Macron uron Osmanin për Ditën e Pavarësisë: Vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian

Ai tutje është shprehur se marrja e Komandës KFORit këtë vit është tregues konkret i rëndësisë i Turqia i kushton paqes dhe stabilitetit si Kosovë ashtu edhe rajon.

“Dëshiroj gjithashtu shpreh kënaqësinë Shkëlqesia Juaj do marrë pjesë Forumin Diplomatik të Antalisë do mbahet datat 1-3 mars 2024Me këtë rast ritheksoj urimet e mia mira për shëndetin dhe lumturinë e Shkëlqesisë Suaj dhe mirëqenien e begatinë e popullit mik e vëllazëror Kosovës”, thuhet në letër. /Telegrafi