Erdin Hashani është mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” që është prodhim i Telegrafit.
Ish-lojtari i shumë skuadrave kosovare ka bërë disa rrëfime interesante për karrierën e tij, duke sjell edhe disa prapaskena.
“Për dallim nga kjo kohë, atëherë nuk është se kemi marrë shumë para”, ka filluar rrëfimin e tij Hashani.
“Kam hequr dorë dy herë për Dritën, e kam lanë anash anën materiale, do të thotë ka qenë dëshira e imja se sa ana materiale”.
“Deri sot asnjë futbollist tek Drita nuk e ka bërë (atë që kamë bërë unë), pasi ishte hatri i atyre tifozëve që më respektonin dhe kam dashtë që t’ua kthejë atë”, ka vazhduar rrëfimin e tij Erdini.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix, Lasko, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/