Fiorentina mësohet se janë të gatshëm të ofrojnë mbrojtësin Pol Lirola në mënyrë që të sjellin mesfushorin e Milanit, Lucas Paqueta në “Artemio Franchi”.
La Gazzetta dello Sport pretendon se presidenti i klubit, Rocco Commisso e admiron të riun brazilian dhe do të ishte i gatshëm të përfshijë mbrojtësin Lirola në një marrëveshje shkëmbimi me kuqezinjtë.
Paqueta ka tentuar të tregojë vetën në San Siro, por edhe pse fillimin e kishte të mirë pastaj filloi rënia.
Këtë sezon ai ka kontribuar me një asistim në 17 ndeshje në Serie A, duk startuar në vetëm nëntë prej tyre të drejtimin e Marco Giampaolo dhe Stefano Pioli.
22-vjeçari kaloi te Milani për një transferim prej 34.8 milionë euro më 3 janar 2019, dhe ish-ylli Flamengos mund të lëvizte pas një sezoni e gjysmë në Milano.
Kuqezinjtë kanë pyetur për Federico Chiesan dhe Nikola Milenkovic. /Telegrafi/