Site icon Telegrafi

Erdhi për pushime në Shqipëri, humb jetën 38-vjeçarja italiane

Një 38-vjeçare italiane ka humbur jetën, si pasojë e një goditje në zemër.

Mediat italiane shkruajnë se ajo kishte ardhur në Shqipëri për pushime bashkë me bashkëshortin shqiptar dhe djalin e tyre një vjeçar.

Por papritur ajo u ndje keq, dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Tiranës.

Pas kontrolleve rezultoi se ajo kishte pësuar sulm në zemër, por edhe pas përpjekjes së mjekëve, ajo nuk ia doli të mbijetonte./Vizion+

Exit mobile version