Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua pasditen e sotme në Korçë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta në banesë.
Sipas Vizion Plus, Ornela Vangjeli 54-vjeçe ishte me profesion mësuese në Vithkuq.
Ajo dyshohet se ka ndërruar jetë e para si pasojë e arrestit kardiak dhe më pas nëna e saj e cila ishte e paralizuar.
Ndërkohë që vëllai i Ornelës jetonte në Greqi dhe ka ardhur vetë në banesë ku i ka gjetur.
Ai ka mundur të hyjë brenda pas ndihmës së zjarrfikësit për të hapur derën, ku edhe ka gjetur të pajeta trupat e nënës dhe motrës.