Site icon Telegrafi

“Erdhi dhe më priti te zhveshtorja”, Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Egzon Bejtullai ishte i ftuari i radhës në podcastin “Arena e Yjeve”, që është prodhim i Telegrafit, ku ka rrëfyer shumë histori interesante nga karriera.

Ai ka rrëfyer për përballjen me Harry Kane sa ishte në ndeshjen me klubin dhe kombëtaren e Maqedonisë së Veriut.

“Jam përballur me Harry Kane në nivel klubi dhe me kombëtaren”, ka rrëfyer fillimisht Bejtullai në “Arena e Yjeve”.

“Por, mënyra se si luante me klubin ishte më ndryshe, ishte më i angazhuar. Në kombëtaren kur jemi përballur unë u inkuadrova në pjesën e dytë”.

“Edhe në Tottenham kishte yje të mëdhenj si në kombëtaren si Rashford, Grealish, por mua më ka pëlqyer se ishte një njeri dhe lojtar shumë i thjeshtë”, ka vazhduar rrëfimin e tij mbrojtësi i Dritës.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  Patos  ,  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

Exit mobile version