Erdhën nga Rusia për të pushuar dhe shëtitur në Maqedoni por filluan të mbledhin mbeturina që nuk munden t’i duronin gjatë qëndrimit të tyre në qytetin e vogël të Demir Kapisë.
Bëhet fjalë për regjisorin Andrej Kim dhe gruan e tij Irina, shkruan sdk, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para dy viteve Kim kishte inçizuar një përallë për fëmijë në disa vende nëpër Maqedoni.
Këtë herë nuk kishte ardhë për punë por për të shëtitur nëpër natyrën e kësaj pjese të shtetit të vogël në Ballkan.
Të dy kishin mbledhur gjithësejt gjashtë qese të mëdha me mbeturina të cilat më vonë i kanë çuar tek deponia e këtij qyteti.
Nuk është hera e parë kjo që turistët mbledhin mbeturina nëpër natyrën e vendit.
Edhe turistë tjerë janë ankuar tek atuoritetet komunale nëpër Maqedoni se kanë parë shumë mbeturina nëpër male dhe lëndina ku kanë ecur. /Telegrafi/