Policia britanike mori një aksion për arrestimin e një personi, por nuk e prisnin këtë kthesë në Bedfordshire.
Ata kanë hyrë në shtëpinë e të dyshuarit dhe kanë kontrolluar të gjitha dhomat, por nuk ka pasur asnjë shenjë të tij. Dukej qartë se ai fshihej diku, ndaj filluan ta kërkonin në “vendet më të pabesueshme”.
Epilogun e kanë regjistruar në kamera dhe e kanë publikuar në rrjetet sociale ndërsa duhet ta pranojmë se ishte mjaft gazmor. Gjegjësisht, britaniku i kërkuar u fsheh, jo më pak se në një divan!
Kur përmbysën një pjesë të mobilieve, vunë re një të çarë dhe burri me të brendshme u përkul – duke shpresuar se askush nuk do ta vinte re, raporton LadBible.
“Kemi parë lloj-lloj gjërash, por diçka e tillë është hera e parë. Pas një kontrolli të hollësishëm, i dyshuari është gjetur i fshehur në këmbët e divanit”, njoftuan autoritetet.
Oficerët mjegulluan videon për të mbrojtur identitetin e personit të arrestuar. Ai u mbajt në paraburgim, ndërsa detajet e aksionit nuk u bënë të ditura për “arsye operative”. /Telegrafi/