Site icon Telegrafi

Erandës i jepet rasti të këndojë me Ritën, këngëtarja e famshme e mori edhe fjalën në dasmë (Video)

Rita Ora ka qëndruar në Tiranë për të marrë pjesë në martesën e vajzës së tezes, Amantina Tolaj.

Prania e 26-vjeçares në dasmën e kushërirës së saj në Tiranë ka qenë tema kryesore e faqeve rozë.

Lexo po ashtu Rita ia hedh Valles së Rugovës në dasmën shqiptare (Video)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka dhuruar shumë material për lajme me veprimet e saja në këtë eveniment familjar.

Në dasmë ka kënduar Eranda Libohova, ndërsa asaj i është dhënë rasti që të këndojë me Ritën dhe një pjesë të këtij momenti ajo e ka xhiruar dhe e ka publikuar në Instagram.

“E bukur e mire çika e Kosovës!”, ka shkruar Eranda në publikimin e saj.

Njëherësh, Rita ka marrë edhe fjalën për ta uruara nusen, natyrisht shakaja ishte pjesë e fjalimit. /Telegrafi/

Exit mobile version