Site icon Telegrafi

Eranda: Nuk e shikoj Eurovisionin, asnjëherë nuk e kam pasur ambicie

Eranda Libohova (Foto: Instagram/ErandaLibohova)

Eranda Libohova në fillim të muajit shkurt e ka publikuar këngën e saj të re të titulluar “14”, një këngë që flet për një dashuri të humbur e që jo rastësisht, klipi që shoqëron këngën është xhiruar në shtëpinë e këngëtares.

Gjatë një bisede në Wake Up të Top Channel, këngëtarja ka treguar jo vetëm paraskenat e klipit të ri, por u kthye dhe pas në kohë duke kujtuar shumë nga këngët e saj.

Ajo e ka komentuar edhe Festivalin e RTSH, ku u vlerësua me çmimin e dytë. Përkundër thashethemeve se ka dashur të shkonte Eurovision, këngëtarja ka thënë ndryshe.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eranda Libohova

Eranda u shpreh se edhe nëse do të fitonte çmimin e parë çka i hapte rrugë pjesëmarrjes së saj në Eurovision, ajo do t’ia dorëzonte dikujt tjetër mundësinë për të shkuar në Festivalin Evropian.

https://www.youtube.com/watch?v=YtIMzo160Rc

“Nuk kam dashur. Madje kam thënë, unë edhe sikur ta merrja do ta dorëzoja”, ka thënë këngëtarja duke shtuar se nuk kishte dëshirë të shkonte në atë festival.

“Nuk e shikoj fare Eurovisionin për veten time. Unë dua të bëj një këngë ose kam kënduar këngë që kanë melodi dhe tekste të ndiera”.

“Atje këngët e kam dhe formatizohen si për Eurovision, gjë që nuk më ngroh… Shkurt nuk e kam fare ambicie atë Eurovisionin”, ka qartësuar Eranda.

 

Exit mobile version