Këngëtarja Eranda Libohova është shquar gjithmonë për elegancën dhe paraqitjen skenike.
Së fundmi patëm mundësinë ta shohim te “Kënga Magjike 2016”, me një këngë shumë të lezetshme dedikuar njerëzve që e ‘shohin’ ndryshe këtë botë.
Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje muzikore, për të cilat është e kërkuar kryesisht në Shqipëri.
Eranda gjithashtu ruan një lidhje shumë të mirë edhe me rrjetet sociale, në të cilat ndan herë pas here me fansat fotografi nga përditshmëria ose aktivitet e saj muzikore gjatë ditës.
Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet mjaft me stil, e veshur me një pallto kafe, dhe një fustan të zi të shkurtër, mjaftueshëm për të ekspozuar paksa këmbët e saj.
Ky stil veshje i dha asaj një dukje mjaft seksi, por jo të tepruar. Buzëqeshja vazhdon të mbetet aksesori i saj më i bukur. /Telegrafi/