Telegrafi

Era vë në plan të parë të pasmet (Foto)

Këngëtarja Era Istrefi ka rrëmbyer së fundmi vëmendjen e të gjithë mediave me pjesëmarrjen e saj në festivalin e njohur Coachella.

Në këtë festival ajo kishte zgjedhur të paraqitej e veshur me një veshje rrjete, një palë streçe të zeza të cilat nxirrnin në pah të pasmet e saj, ndërsa dukej bukur me flokët bishtaleca.

E kur jemi te të pasmet, duket se veshja e tejdukshme i lejoi këngëtares të shfaqte edhe më shumë anën e saj sensuale.

Një pozë që ka marrë dhjetëra mijëra pëlqime (Instagram)

Në një fotografi të publikuar së fundmi nga këngëtarja në llogarinë personale në Instagram, Era shfaqet e kthyer prapa teksa befason duke shfaqur të pasmet e saj seksi.

Lexo po ashtu Era Istrefi e mahnitshme gjatë performimit në Coachella (Foto/Video)

Ndonëse vite më parë, Istrefi shquhej për trupin e dobët, falë ushtrimeve dhe angazhimit maksimal në palestër, ajo tashmë ka arritur të ketë një trup të mirë dhe të pasme të formësuara.

Fotografia në fjalë ka arritur të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit, të cilët kanë ngelur të befasuar nga format e këngëtares. /Telegrafi/