Këngëtarja Era Istrefi dhe reperi Ledri Vula kanë një miqësi shumë të mirë mes vete.
Dyshja janë bërë bashkë në vitin 2015 për të sjell një nga mega hitet e tyre në karrierë, këngën dhe klipin “Shumë Pisë”, e që rezultoi të jetë një projekt shumë i suksesshëm dhe që do mbahej mend gjatë nga publiku.
Ata të dy ndajnë madje edhe të njëjtin menaxheri, Faton Shoshin.
Ledri sot (e hënë) ka festuar ditëlindjen e tij të 31-të, dhe me këtë rast ka marrë shumë urime të përzemërta nga rrethi i tij shoqëror.
Era, është një nga ata persona që kishte zgjedhur që ditëlindjen mikut të saj t’ia uronte përmes një fotografie shumë të veçantë të publikuar në Instagram.
“Urime ditëlindjen shoku i skuadrës”, i shkruan ajo Ledrit në fotografi. /Telegrafi/