Site icon Telegrafi

Era shkakton dëme në Spitalin e Pejës

Pas erës së fortë të para dy ditëve, janë shkaktuar dëme në kulmin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, saktësisht në kulmin ku gjenden sallat e operacionit dhe reanimimit.

Si pasojë e heqjes së mbulesës së kulmit dhe shiut të dendur janë shkaktuar dëme në instalimin elektrik dhe për momentin sallat janë jashtë funksionit, me përjashtim të një sallë për raste urgjente.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë  është duke ndërmarr të gjitha veprimet që të bëhen riparimet e nevojshme dhe funksionalizimi i sallave të bëhet sa më parë.

Exit mobile version