Këngëtarja Era Rusi ka qenë një prej të ftuarave të radhës në studion e emisionit “E Diell”.
Artistja ende nuk e ka gjetur “princin e kaltër”, e për këtë arsye ra pre e ngacmimeve të moderatorëve Ervin Kurti dhe Fjoralba Ponari.
Fillimisht, ishte Fjoralba ajo që e pyeti këngëtaren, se babai i saj është më i lumtur kur ajo i prezanton një klip të ri apo një të dashur të ri.
Këngëtarja u përgjigj se, natyrisht kur i prezanton një klip të ri, transmeton Top Channel.
Ndërsa pyetjes së Ervinit, a ka qarë për meshkujt sepse nuk kanë pasur para apo se e kanë tradhtuar. Era pohoi këtë të dytën.