Si pasojë e erës që ka fryrë në Prishtinë, një lis është rrëzuar në rrugën “Luan Haradinaj”.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Nuk ka lëndime në njerëz, përveç dëmeve të shkaktuara në një veturë”, ka thënë Hoxha për Telegrafin.
Hoxha theksoi se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se ka njoftuar organet kompetente të cilat kanë liruar rrugën pas procedurave të nevojshme.
Fotografitë nga vendi i ngjarjes: