Telegrafi

Era publikon fotografi me bikini nga pushimet në Egjipt

Era Istrefi i bën krenarë shqiptarët (Foto: Getty Images)

Derisa po shijon suksesin e saj në skenën ndërkombëtare, Era Istrefi ka gjetur kohë për pakëz relaks.

Këngëtarja e famshme nga Kosova ka publikuar disa fotografi nga pushimet e saj.

Ajo ka pozuar me bikini duke vënë në pah figurën e saj trupore.

Lexo po ashtu Lajmet për Era Istrefin

“Ky vet është aq magjik, duket si një ballinë Windowsi”, ka shkruar Era në përshkrim.

Në bazë të lokacionit të publikuar në Instagram, këngëtarja ndodhet në Egjipt.

Era Istrefi (Foto: Instagram/EraIstrefi)

Theksojmë që Era është duke bërë një ngritje të madhe në karrierën e saj muzikore në skenën ndërkombëtare.

Gjatë kësaj vere, ajo interpretoi himnin e Kampionatit Botëror, së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith, “Live It Up”.

Ndërkaq, gjithçka kulmoi me performancën e saj para finales së turneut më të madh botëror në Rusi. /Telegrafi/