Site icon Telegrafi

Era Istrefi, “zyrtarisht e martuar me veten”

Foto: Era istrefi/Instagram

Këngëtarja e njohur Era Istrefi vazhdon të jetë një prej emrave më të përfolur në media.

Ajo do të interpretojë në natë finale të Kampionatit Botëror më 15 korrik.

Aktualisht këngëtarja ndodhet në Berlin, ku është duke realizuar provat për performancën e natës finale.

Ajo është gjithashtu mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, Istrefi ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shfaq dorën e saj me një unazë në gisht, teksa shkruan diçka të çuditshme në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

“Zyrtarisht e martuar me veten”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Kujtojmë se tash e sa kohë, Era vazhdon të jetë beqare pas ndarjes nga ish-i dashuri i saj, Faton Shoshi. /Telegrafi/

Exit mobile version