Era Istrefi me kalimin e kohës po bëhet gjithnjë më atraktive.
Bukuroshja që po kap majat e skenës botërore të muzikës, është në prag të lansimit të projekteve të reja, shkruan Telegrafi.
Ajo gjithnjë shfaqet plot stil dhe seksi, kurse këtë e bëri edhe në postimin e fundit.
Ajo ka preferuar që të bartë një xhinse xhaketë me bluzë pink dhe një kapelë të mëndafshtë po ashtu pink.
“Për të kompletuar këtë postim më duhet një emoticon po ashtu pink”, u shpreh Era në postimin e saj.
Duket se ngjyra pink i pëlqen më së shumti këngëtares. /Telegrafi/