Telegrafi

Era Istrefi vjen me imazhe të reja

Era Istrefi (Foto: Instagram/eraistrefi)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, di gjithnjë të sigurojë vëmendjen e fansave të saj me pozat atraktive që sjell.

Bukuroshja, e cila në Instagram ndiqet nga hiç më pak se një milion njerëz, së fundmi ka publikuar disa imazhe të reja. Në këto katër fotografi, 24-vjeçarja vjen në poza të ndryshme, por që duket mjaft tërheqëse në secilën prej tyre.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet nga fansat e saj të shumtë nuk munguan gjersa e përgëzuan për dukjen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Era Istrefi

Era aktualisht është duke e shijuar suksesin e këngës së saj të fundit, “Nuk e di”, në bashkëpunim me motrën e saj, Norën, njëherësh edhe duetin e tyre të parë.

Pas këtij projekti, artistja shqiptare ishte nisur për në Londër për të punuar në projekte ndërkombëtare, që shumë shpejt do kemi të reja edhe nga ana e saj. /Telegrafi/