Era Istrefi është njëra prej këngëtareve shqiptare më të ndjekura në rrjetin social Instagram.
E shumë pëlqyer për këngët e saj, Era ka krijuar edhe një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.
Së fundmi, këngëtarja Istrefi ka publikuar disa imazhe në InstaStory, në të cilat shfaqet në stilin pak më “gangsta” se zakonisht.
E veshur shkurt dhe me zinxhirë, Era nuk hezitoi që në disa prej pozave të saj, të ngritë edhe gishtat e mesëm lart.
Pritet që brenda pak ditësh, ajo të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor. /Telegrafi/