Këngëtarja e popullarizuar, Era Istrefi, vazhdon të jetë mjaft e pëlqyer për muzikën e saj.
Krahas karrierës, ajo është mjaft e ndjekur nga fansa të shumtë në rrjetet sociale, për të cilët sjell imazhe të njëpasnjëshme.
Së fundmi, biondja ka realizuar disa imazhe të reja, teksa vë në pah figurën e saj trupore.
25-vjeçarja vjen mjaft joshëse me dukjen e re dhe kjo nuk është hera e parë që ajo ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve.
Në ndërkohë, pëlqimet dhe komentet e ndryshme nga fansat e saj të shumtë nuk kanë munguar.
E njëjta këtë vit solli disa projekte të suksesshme, fillimisht me motrën e saj, Norën me “Nuk e di”, e më pas me reperin e njohur rus Algie, “Was dy Liebe nennst”. /Telegrafi/