Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, po qëndron në Dubai.
Ajo po qëndron për angazhimet e karrierës së saj dhe për një pushim të shkurtër në vendin atraktiv.
Bukuroshja ka mahnitur të gjithë kur në rrjetin social Instagram ka shfaqur një foto ku shihet teksa ka pozuar në bikini.
“100 shkallë”, ka shkruar Era në këtë postim duke treguar se është nxehtë në Dubai.
Duket se këngëtarja po e ka të padurueshëm motin në Dubai, andaj edhe një dalje e thjeshtë e saj bëhet në bikini.
Këngëtarja së fundmi lansoi këngën “Origami” që u prit mjaft mirë nga publiku.
Era nuk ka publikuar ndonjë këngë tjetër që prej shkëputjes nga bashkëpuntori dhe ish i dashuri i saj, Faton Shoshi. /Telegrafi/