Site icon Telegrafi

Era Istrefi tërheq vëmendje me kostumin provokues ngjyrë rozë në një nga koncertet e fundit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, është rikthyer sivjet me një sërë performancash në trojet shqiptare, por jo vetëm.

Ajo së fundmi është bashkuar me yje të tjerë të estradës shqiptare për të interpretuar në një koncert në Gjermani.

Derisa komentohet gjithnjë për paraqitjet spektakolare, ajo edhe këtë herë ka arritur të marrë vëmendje me dukjen.

Foto: Screenshot/Instagram

Për natën madhështore, biondja zgjodhi një kostum provokues ngjyrë rozë duke ia vënë në pah edhe format trupore.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri me stil të ri të flokëve, të ngjashëm me të Era Istrefit?

Kjo ka bërë që të marrë komplimente të shumta për pamjen dhe stilin e veçantë që gjithnjë shfaq.

Foto: Screenshot/Instagram

Krahas kësaj, ajo këtë vit publikoi edhe disa këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku e fansat e 28-vjeçares.

Secila prej tyre ka grumbulluar miliona klikime në platformën e popullarizuar, YouTube. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram
Exit mobile version