Këngëtarja e njohur Era Istrefi javën e kaluar solli këngën e saj më të re me titull “Origami”.
Kënga është pritur mirë nga fansat e këngëtares, gjersa shumë shpejt pritet të vijë e plotë edhe me klip.
Era është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi nga jeta e saj.
Së fundmi, ajo ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një fotografi mjaft kreative, ku shfaq trupin e saj ndërsa në prapavijë vërehet një peizazh pylli.
Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja shkruan në perspektivën e një parandjenje për të ardhmen.
“Po e ndjej që ai momenti po vjen”, ka shkruar Era Istrefi, teksa ka arritur të marrë komente të shumta nga fansat. /Telegrafi/