Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ditën e sotme (e hënë) feston ditëlindjen.
E lindur më 4 korrik të vitit 1994 në Prishtinë, artistja me famë botërore ka mbushur plot 28 vite jetë.
Ndonëse është prej shumë vitesh pjesë e estradës, Era ka arritur të shndërrohet në një yll që ka tejkaluar kufijt me sukseset e mëdha.
E njëjta së fundmi duket se ka kremtuar ditëlindjen në një koncert, gjersa ka shpërndarë disa pamje nga performanca.
Biondja shfaqet në top formë në një kostum neon me disa poza provokuese të realizuar në koncert.
“28. Duke bërë ata që dua”, ka shkruar Istrefi.
Era këtë vit ka bërë rikthimin në skenë me dy projekte muzikore, që u pritën tejet mirë nga publiku. /Telegrafi/