Telegrafi

Era Istrefi shijon kohën me Reneen në Prishtinë

Era Istrefi po qëndron në vendlindje pas përfundimit të angazhimeve muzikore.

Bukuroshja shqiptare ka qëndruar së fundmi gjatë në Evropë ku ka përfunduar disa krijime të rëndësishme muzikore.

E kontraktuar nga labeli Ultra Music, këngëtarja thuhet se ka gati projekte të reja.

Era ka shfrytëzuar kohën e lrië për të qëndruar në Prishtinë në prani të familjes së saj.

Ajo është parë në një prej hoteleve në kryeqytet bashkë me Nora Istrefin.

Aty nuk mungoi as e vogla Renee, me të cilën Era kaloi çaste të bukura dhe i publikoi në Instagram.

Era Istrefi vazhdon të jetë ‘single’ që prej ndarjes nga Faton Shoshi. /Telegrafi/