Këngëtarja e njohur Era Istrefi këto ditë është duke qëndruar në Prishtinë.
Më datë 24 gusht ajo do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor, një këngë ritmike verore, e cila me gjasë do të jetë një nga hitet e ardhshme të saj.
Përveç këndimit, Era shquhet edhe për format trupore dhe pamjen tërheqëse.
Për të qenë gjithnjë në vijë, ajo kujdeset që të ndjekë me rregull ushtrimet në palestër.
Së fundmi, bukuroshja Istrefi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet mjaft atraktive gjatë ushtrimeve me trajnerin e saj personal.
Me veshje sportive, Era nxori në pah kthesat e saj dhe hiret trupore, të cilat i ka të lakmueshme nga çdo femër. /Telegrafi/