Telegrafi

Era Istrefi rikthehet te krijuesi i hitit “Bonbon” (Foto)

Data 24 gusht ka rezervuar publikimin e projektit më të ri të këngëtares Era Istrefi.

Si çdo herë tjetër, edhe këtë radhë, ajo pritet të befasojë publikun me projektin e saj më të ri muzikor.

E për këtë projekt, Era duket se ka zgjedhur dorën e sigurt, pasi është rikthyer te producenti i mega hitit të saj “BonBon”.

Lexo po ashtu Klipin si Tuna e Cozman, këngën "Pis" si Era me Ledrin (Foto/Video)

Donat Prelvukaj i njohur si Cricket Beats, është producenti i shumë këngëve hit në tregun muzikor shqiptar, ndërsa “Bonbon”, të cilën e interpretoi Era, theu kufijtë dhe u dëgjua në gjithë botën.

Cricket së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në studio bashkë me Erën, teksa në mbishimin e fotografisë paralajmëron hitin e radhës të këngëtares.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Pas ‘Bonbonit” që ishte një hit më i dëgjuar, është bukur që të presim një tjetër hit”, shkruan producenti në mbishkrimin e fotografisë.

Me gjasë, projekti i ri i këngëtares Istrefi, do të punohet nga Donat Prelvukaj, apo i njohur si Cricket. /Telegrafi/