Data 24 gusht ka rezervuar publikimin e projektit më të ri të këngëtares Era Istrefi.
Si çdo herë tjetër, edhe këtë radhë, ajo pritet të befasojë publikun me projektin e saj më të ri muzikor.
E për këtë projekt, Era duket se ka zgjedhur dorën e sigurt, pasi është rikthyer te producenti i mega hitit të saj “BonBon”.
Donat Prelvukaj i njohur si Cricket Beats, është producenti i shumë këngëve hit në tregun muzikor shqiptar, ndërsa “Bonbon”, të cilën e interpretoi Era, theu kufijtë dhe u dëgjua në gjithë botën.
Cricket së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet në studio bashkë me Erën, teksa në mbishimin e fotografisë paralajmëron hitin e radhës të këngëtares.
“Pas ‘Bonbonit” që ishte një hit më i dëgjuar, është bukur që të presim një tjetër hit”, shkruan producenti në mbishkrimin e fotografisë.
Me gjasë, projekti i ri i këngëtares Istrefi, do të punohet nga Donat Prelvukaj, apo i njohur si Cricket. /Telegrafi/