Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi, është duke u rikthyer me koncerte muzikore dhe jo vetëm.
Bukuroshja, e cila tashmë ka kaluar kufijtë me sukseset e saj, ka bërë të ditur se do performojë në Tiranë me qëllim që t’iu dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Edhe pse ka lënë më anash koncertet për t’u fokusuar në projekte të reja, Era thotë se është e lumtur pasi ndihmat do shkojnë për njerëzit në nevojë.
“Edhe pse nuk mbaj koncerte që sa për shkak se jam duke punuar në projekte të reja, më vjen mirë që kemi me u pa të premten në Tiranë sidomos për arsyen që të gjitha fitimet kanë me u përdorë për ndihma të njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, ka shkruar në njoftimin e saj 26-vjeçarja.
Për herë të fundit, artistja Istrefi interpretoi në ceremoninë hapëse të Arenës Kombëtare, Air Albania Stadium.
Në këtë koncert të paralajmëruar në Tiranë, Era do jetë e shoqëruar nga motra e saj, Nora Istrefi, njëherësh një nga bashkëpuntoret më të ngushta. /Telegrafi/