Telegrafi

Era Istrefi publikon video nga momenti kur ndjeu tërmetin: Sa shumë jam frikësuar e lutur, nuk e kam prit që zgjohem me lajme kaq të tmerrshme

Foto: Era Istrefi/Instagram

Dy tërmetet e fuqishme të së martës që tronditën Shqipërinë, u ndjenë edhe në Kosovë.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është njëra ndër ato që mesa duket e ka përjetuar tejet keq momentin kur ndodhi një nga tërmetet.

Ajo publikoi një video në InstaStory nga momentin kur është dridhur shtëpia ku po qëndronte, si shkas i lëkundjeve nga tërmeti.

Foto: Era Istrefi/InstaStory

Në mbishkrimin e saj, ajo tregoi për momentet e tmerrit që përjetoi pikërisht në ato momente kur ndjeu dridhjet.

“E kom ndje edhe unë tërmetin dje…jam tut dhe jam lutur! Ama nuk e kam pritë që po zgjohem me lajme kaq të tmerrshme :(.. Vazhdojmë të lutemi dhe të jemi të mirë me njëri-tjetrin”, shkroi Era në mbishkrimin e fotografisë.

E njëjta më pas, ashtu si shumë emra tjerë të njohur ka publikuar linkun me mundësinë për të dhuruar online donacione, për të ndihmuar të prekurit nga të tërmeti.

Lexo po ashtu Aktori turk "Çënari" i bashkohet solidarizimit me viktimat nga tërmeti: Me ty Shqipëria ime

Era përndryshe performoi vetëm pak javë më parë në Shqipëri, në inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, i njohur ndryshe si Arena Kombëtare. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi/InstaStory