Dy tërmetet e fuqishme të së martës që tronditën Shqipërinë, u ndjenë edhe në Kosovë.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është njëra ndër ato që mesa duket e ka përjetuar tejet keq momentin kur ndodhi një nga tërmetet.
Ajo publikoi një video në InstaStory nga momentin kur është dridhur shtëpia ku po qëndronte, si shkas i lëkundjeve nga tërmeti.
Në mbishkrimin e saj, ajo tregoi për momentet e tmerrit që përjetoi pikërisht në ato momente kur ndjeu dridhjet.
“E kom ndje edhe unë tërmetin dje…jam tut dhe jam lutur! Ama nuk e kam pritë që po zgjohem me lajme kaq të tmerrshme :(.. Vazhdojmë të lutemi dhe të jemi të mirë me njëri-tjetrin”, shkroi Era në mbishkrimin e fotografisë.
E njëjta më pas, ashtu si shumë emra tjerë të njohur ka publikuar linkun me mundësinë për të dhuruar online donacione, për të ndihmuar të prekurit nga të tërmeti.
Era përndryshe performoi vetëm pak javë më parë në Shqipëri, në inaugurimin e stadiumit “Air Albania”, i njohur ndryshe si Arena Kombëtare. /Telegrafi/