Era Istrefi është në prag të lansimit të projektit më të rëndësishëm në karrierën e saj.
25 shtatori është data kur ylli shqiptar i muzikës botërore do të sjellë projektin e ri.
Bashkëpuntori i saj është askush tjetër pos French Montanës, top reperit botëror i cili këtë vit ka shpërthyer më projektin “Unforgettable”.
Këngëtarja ka publikuar një pjesë nga xhirimet e klipit që u zhvilluan javën e fundit në Los Angeles.
“No I Love Yous” titullohet projekti i Erës me French Montanën.
Ky pritet të jetë momenti i depërtimit të Erës në tregun amerikan të muzikës dhe një tjetër shpërthim në mbarë botën pas superhitit “BonBon”. /Telegrafi/