Telegrafi

Era Istrefi publikon një video duke bërë ‘twerk’ pasi ia kërkuan fansat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo po vazhdon t’i mbajë të azhurnuar fansat me postime të ndryshme nga jeta dhe aktivitetet e përditshmërisë.

Krijuesja e hitit “Bon Bon” kësaj radhe i është bashkuar trendit të ri në Instagram, postimit të imazheve që ua kërkojnë ndjekësit.

Foto: Instagram

“Ju duke bërë twerk”, ka qenë kërkesa e një ndjekësi, derisa biondja nuk ka ngurruar të ndajë një të tillë.

Ajo shfaqet në skena e lëvizje atraktive, videoja e së cilës duket të jetë realizuar së fundmi pasi shihet me ndryshimin e ri të bërë në dukje.

 

Këtë vit, Era ka sjell vetëm një këngë të re të quajtur “No Maybes”, në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash.

Projekti ndërkombëtar u prit mirë dhe ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/