Telegrafi

Era Istrefi publikon këngën e re “Origami”, së shpejti edhe klipi

Era e destinuar për sukses në tregun amerikan me duetin me French Montanën.

Era Istrefi është rikthyer me muzikë të re pas një kohe të gjatë.

Këngëtarja shqiptare ka kohë që s’ka sjellë ndonjë krijim muzikor.

Por, “Origami” e rikthen atë në origjinën e saj të një këngëtare që bën muzikën që di më së miri.

Me zhanër dancehall dhe tekst të bukur, kënga ritmike e rikthen Erën në mënyrë të fuqishme.

Sipas disa zërave, videoklipi i këngës së re pritet të publikohet shumë shpejt.

Era Istrefi që prej ndarjes nga menaxheri Faton Shoshi ka pasur vështirësi që të lansojë projekte të reja.

https://youtu.be/m_244IDvLPo

Ajo ka jetuar mes Prishtinës dhe Londrës kohëve të fundit duke u fokusuar në punën e saj në projekte të reja. /Telegrafi/