Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi në Greqi.
Ajo ka zgjedhur ishujt luksozeë, Mykonos, për të kaluar pushimet verore larg aktiviteteve të saj muzikore.
Ndërkohë, Era ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku shfaqet me bikini pranë pishinës ku po freskohej.
Ajo ka vënë në pah linjat atraktive, në veçanti të pasmet, duke i lënë kështu pak vend imagjinatës.
“Vajzat vetëm duan të bëjnë pak qejf”, ka shkruar Istrefi në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa ka marrë pëlqime e komente të shumta nga fansat.
Era përndryshe vijon të jetë mjaft e angazhuar me prurje të shumta në muzikë e koncerte të vazhdueshme. /Telegrafi/